Drecun: E papranueshme për Serbinë që Kosova të bëhet pjesë e Interpol-it

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, ka thënë Drecun për RTS.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button