Moskë, festivali i 10-të ndërkombëtar i formacioneve muzikore ushtarake

Festivali i dhjetë ndërkombëtar i formacioneve muzikore ushtarake “Soasskaya Tower“, ka përfunduar më një paradë spektakolare dhe koncert i cili u mbajt në sheshin e Kuq të kryeqendrës ruse, Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për manifestimin më të madh ndërkombëtar kulturor, i cili tashmë tradicionalisht mbahet në Rusi, ku këtë vit morën pjesë 30 orkestra nga 15 vende të botës.

Mijëra muzikantë dhe performues në nëntë ditët e kaluara në qendrën e Moskës, zbavitën qindra mijëra vizitorët, ndërkohë që eventi ka qenë i shoqëruar me fishekzjarre spektakolare.

Edicioni i sivjemë i festivalit, vizitorëve u ofroi një program të pasur me një mundësi për vizitorët më të rinj që të njihen me traditën ushtarake, aftësitë e kalërimit dhe artet marciale të përziera.

Duhet theksuar se organizatorët edhe këtë vit kishin siguruar një program të veçantë për grupet e rrezikuara sociale të cilëve u ishin dhuruar dhjetëra mijëra bileta falas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button