Prilepi përfundimisht do të bëhet me fabrikë për seleksionim sekondarë të mbeturinave

Fabrikë për seleksionimin e mbeturinave me mundësi të ndërtimit të fabrikës për prodhim të energjisë elektrike dhe gazit bio…Buxheti: 60 milion denarë për dy fazat e para të projektit. Burim i mjeteve: NPK Komunalec dhe partner privat, njofton Portalb.mk.

Premtimi i fabrikës për mbeturina, një prej premtimeve me prioritet të kryetarit aktual në Prilep, Majran Risteski në garën zgjedhore në vitin 2013, është duke u realizuar. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për Komunën e Prilepit për zgjedhjet lokale 2013-2017.

Fabrika për përpunimin e mbeturinave është në të vërtetë fabrikë për selektim sekondar të mbeturinave, për të cilën aktivitete kanë filluar që në vitet 2012,2013. Ideja është, seleksionim parësor të mbeturinave do të kryejnë qytetarët, ndërsa Komuna dhe Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”, theksuan se Prilepi është qyteti i vetëm në Maqedoni kur pothuajse në tërësi bëhet seleksionimi parësor i mbeturinave, sepse qytetarët me vite marrin shporta pa pagesë për llojet e ndryshme të mbeturinave, gjegjësisht, për mbeturina organike dhe për plastikë.

Kjo fabrikë për seleksionim dytësor të mbeturinave mund të vlerësohet se është duke u realizuar, sepse ndërtimi i ndërtesës ka filluar që në korrik të këtij viti, kjo vërtetohet nga informacion e shpërndara në faqen e Komunës.

Mbetet e paqartë se përse realizimi i këtij projekti është vonuar, nëse merret parasysh se tenderi për pajisjen ka përfunduar që në vitin 2013, ndërsa për këtë qëllim kanë qenë të planifikuara diçka nën 15 milion denarë. Prej burimit të njëjtë zyrtarë, mund të shihetse që në fund të vitit 2013, në nëntor, pajisja e donatorit, “Tehniksi Korat”, është dorëzuar në Komunën e Prilepit.

“Arsyeja e mundshme për shtyrjen e këtij projekti me prioritet janë si në vazhdim: Sepse fabrika për seleksionim dytësor të mbeturinave është projekt i cili ka qenë i paraparë të realizohet afër deponisë ekzistuese Alinci, deponi e hapur e cila vazhdimisht është djegur, në vitin 2015 pason rikonstruktimi i deponisë ekzistuese. Është mbuluar me tokë, është rrethuar, me rrugë të reja, ndërsa janë kryer edhe disa procedura të pashmangshme për daljen e metanit dhe për mbledhjen e ujërave të mbetur”, informuan nga Komuna në vitin 2015.

Nga argumentet e dhënë dhe informacionet e mbledhura nga burime zyrtare dhe mediumet, mund të vlerësohet se një prej premtimeve me prioritet të kryetarit aktual në Komunën e Prilepit për ndërtimin e fabrikës për përpunim të mbeturinave, është duke u realizuar.

Burimi: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button