Tramp dhe Abe e dënuan provën e re bërthamore të Koresë së Veriut

Kryeminsitri japonez, Shinxo Abe dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp realizuan bisedë telefonike, pasi që Pheniani lansoi raketë të re bërthamore, me ç’rast i dënuan aksionet e vazhdueshme destabilizuese provokuese të Koresë së Veriut, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan theksoi se veten dhe aleatët e vet Uashingtoni do t’i mbrojë me kapacitetet e shumta diplomatike, konvencionale dhe bërthamore me të cilat disponon.

Dy liderët i dënuan aksionet e vazhdueshme destabilizuese provokuese të Koresë së Veriut. I konfirmuan premtimet e fuqishme të të dy vendeve për mbrojtje të përbashkët dhe premtuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e afërt, qëndron në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Koreja e Veriut dje e kreu provën e gjashtë dhe më të fuqishme bërthamore, duke theksuar se ka detonuar një bombë hidrogjenike për raketë me rreze të madhe veprimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button