Kuvend, sot emërimi i prokurorit publik në rend dite

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta fillojë mbledhjen e 12-të në rend dite të së cilës janë disa vendime dhe ligje, mes të cilave Propozimi për shpallje të emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim vendimi për prëcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Propozimin për shpallje të konkursit për emërim të prokurorit publik në Kuvend e parashtroi Qeveria, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit prej 17 gushtit.

Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpallë emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe në së paku dy gazeta ditore prej të cilave njëra që botohet në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë prej shpalljes së konkursit në “Gazetë zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publik, ndërkaq, ka afat prej 15 ditëve prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Më pas procedura vazhdon në Qeveri ku në mbledhje i shqyrton kandidaturat, prëfshirë edhe mendimin e Këshillit të prokurorëve publik dhe duhet të sjellë vendim për njërin prej kandidatëve për të cilin paraprkaisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli. Më pas vendimi shkon në Kuvend si Propozim vendim, ndërsa njëkohësisht parashtrohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendosë me shumicë të thjeshtë prej 61 votave.

Në këtë mbledhje në rend dite është edhe Propozim vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit që e propozoi spikeri parlamentar Talat Xhaferi dhe me të parashihet që Parlamenti, në vend të tre si deri më tani, të ketë pesë nënkryetarë.

Propozimi njëherë ishte tërhequr nga rendi i ditës nga mbledhja kuvendore pas mospajtimeve të VMRO-DPMNE-së opozitare, deputetët e së cilës, ndërkaq, si kundërpërgjigje hoqën dorë nga debatet për shkarkimin e Marko Zvërlevskit.

Xhaferi e parashtroi Propozim – vendimin duke iu referuar Ligjit për Kuvend dhe të Rregullores për punë të Kuvendit.

Deputetët në mbledhjen e 12-të do të deklarohen edhe për pakon e ligjeve me procedurë të shkurtuar që i parashtruan deputetëpt nga shumica në pushtet, ndërkaq të cilat i përfshijnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrogën minimale, Propozimin e ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit dhe ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe ratifikimi i Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e qasjes në Bashkimin EVropian, ndryshimet e Ligjit për editim të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontabilitetin për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetor, që të dy në lesim të parë, Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes nga Parisi dhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe përsosje të vazhdueshme profesionale të doktorëve të mjekësisë, në procedurë të shkurtuar dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button