LSDM: Asnjë anketë e rreme nuk do t’i ndihmon Gruevskit të shpëtojnë nga humbja e thellë në zgjedhjet lokale

Anketat e porositura dhe të realizuara nga instituti partial Pavell Shatev për të cilin i gjithë opinioni është I informuar që është degë e VMRO-DPMNE-së nuk mund të fshehin faktin që LSDM dhe koalicioni janë favorit absolut në zgjedhjet e tanishme lokale, kumton kjo parti.

“Tentimet dëshpëruese të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së për plasimin e lajmeve dhe anketave të rreme nuk kalojnë. Asnjë anketë e rreme nuk do ta ndihmon Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-së që të shpëtojnë nga humbja e thellë në zgjedhjet lokale. Qytetarët e shohin mirë dallimin në mes vlerave të reja dhe punës së përgjegjshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe qeverisjes shkatërruese dhe kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel qëndror dhe lokal.

Anketa më precize do të bëhet më 15 tetor kur qytetarët në të gjitha komunat do votojnë për humbjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të japin mbështetje masive për kandidatët nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit.” thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button