fbpx

Videoja spektakolare, shkojnë të grabisin, por ja se çfarë u ndodh…

Kur dy persona vendosën të grabisnin një dyqan në Kaljari në Kanada, por as nuk e kishin llogaritur punonjësin e natës, Nisar Ahmed, njofton Top Channel. Ai jo vetëm që ua vështirësoi në maksimum misionin, por edhe u dha një dru të mirë.

Pasi është konfrontuar fizikisht me grabitësit, Nisar, siç shihet nga kamerat e sigurisë, del nga dyqani dhe mbyll derën nga jashtë, duke i lënë të dy grabitësit të bllokuar brenda.

Grabitësit, marrin atë çka u duhej, ndoshta duke menduar se roja ishte larguar, dhe nisen të dalin, por… nuk mundën. Pas shumë tentativash për të hapur derën, thyen xhamin, dhe në këtë moment, Nisar u hedh atyre shishe me detergjent të lëngshëm.

Bashkë me një dëshmitar tjetër, shitësi mundi që të mbante një prej grabitësve deri kur erdhi policia. Në përfundim, një burrë dhe një grua, u akuzuan për grabitje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close