Zaev e vizitoi qendrën memoriale të holokaustit në Jerusalem

Në kuadër të vizitës në Izrael, delegacioni qeveritar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot e vizitoi Qendrën memoriale të Holokaustit në Jerusalem.

“Në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në emër të Qeverisë por edhe në emër personal kryeministri Zoran Zaev shfaqi respekt ndaj qytetarëve të vdekur dhe porositi, asnjëherë të mos përsëritet”, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Paraprakisht, kryeministri Zaev pati tkaim me presidentin izraelit, Rueven Rivlin. Për sot janë planifikuar edhe fjalime të Zaevit në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe në Biznes forumin, organizues i të cilit në Jerusalem është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Është paraparë nesër kryetari i Qeverisë së Maqedonisë të takohet me kolegun e tij Benjamin Netanjahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button