fbpx

Pishina e shkollës në Strugë ende mbetet vend i narkomanëve

Pishina që ndodhet në rrethin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ende është vend ku mblidhen të varurit nga droga. Nga shkolla tanimë disa vite kërkojnë që ajo të mbyllet në mënyrë hermetike, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret në këtë drejtim, njofton Alsat-M.

Aliu druan se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do të përballen me probleme sepse shpesh herë nxënësit vijnë në kontakt me këta njerëz. Nga klubi i notit në këtë qytet bëjnë thirrje që të gjendet një zgjidhe e përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe qendrore dhe pishina të vihet përsëri në funksion.

Drejtori i ri i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski konfirmoi se në të gjithë vendin ka shumë objekte që janë në gjendje të rrënuar. Në mesin e tyre është edhe pishina e Strugës.

Nga klubi i notit thonë se për rindërtimin e pishinës do të duheshin rreth 250 mijë euro. Pishina olimpike e Strugës është ndërtuar në vitin 1972, ndërsa puna e saj u ndërpre në vitin 2005.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close