fbpx

Zaev-Rivlin: Mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit në planin e sigurisë dhe atë ekonomik

Qeveria demokratike dhe reformuese në Maqedoni hap mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe atë ekonomik me Izraelin, kanë konstatuar në takimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti izraelit, Rueven Rivlin, në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael të delegacionit qeveritar dhe një delegacioni të biznesit nga Maqedonia.

“Ekziston miqësi e sinqertë midis Maqedonisë dhe midis qytetarëve të dy shteteve. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Izraelit nuk kanë çështje të hapura. Prandaj ka mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit, është konstatuar në takim”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë së RM-së.

Presidenti izraelit Rivlin i ka përshëndetur ndryshimet demokratike në Maqedoni dhe përcaktimet reformuese të Qeverisë së re, të cilat hapin mundësi për marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Qeveria është drejtuar t’u sigurojë jetë cilësore qytetarëve dhe motivim që të rinjtë të mbeten dhe të punojnë dhe jetojnë në vendin e lindjes. Integrimet në BE dhe NATO dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet miqësore, si me Izraelin, do të kontribuojë shumë në atë drejtim”, ka thënë kryeministri Zaev.

Siç ka theksuar kryeministri Zaev, përvojat e Izraelit në planin e sigurisë dhe atë ekonomik janë të çmueshme dhe do të merren parasysh prej Qeverisë së re në Maqedoni.

“Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për aktivitetet drejt mbrojtjes së paqes botërore. Gjithashtu janë dakorduar hapa drejt lidhjes ekonomike të të dyja vendeve”, qëndron në kumtesë.

Sipas paralajmërimit, kryeministri Zaev sot do të mbajë fjalim në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare, si edhe në Forumin e Biznesit, organizator i së cilit në Jerusalem është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Është paraparë nesër kryeministri Zaev të takohet me nikoqirin, homologun e tij, kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Kryeministri Zaev në Izrael shoqërohet nga zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Kreshnik Bekteshi dhe Ljupço Nikollovski, të ciltë gjithashtu do të kenë takime të ndara në kuadër të dikasterëve të tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close