Disa pyetje artikullshkruesve përçarës shqiptarë

Lexues të nderuar, pas shumë polemikave, kritikave, urrejtjeve, nënçmimeve e poshtërrimeve të disa artikullshkruesve përçarës, kontraversë e dashakeqës, me rastin e “mbulesës”së bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut gjatë faljes së namazit të mëngjesit e të Bajramit të Kurbanit të myslinanëve shqiptarë në Tiranë. Për shkak epiteteve nënçmuese e ofenduese të disa mediumeve e artikullshkruesve ndaj shumicës myslimane të popullatës shqiptare në Shqipëri e gjetiu, si shqiptarë myslimanë, jemi të obliguar të reagojmë me anë të disa pyetjeve? Ju artikullshkruesit përçarës shqiptarë që i konsideroni shqiptarët myslimanë si kripto otomanë, turq arab, ju pyesim dashamirësisht?

1. Pse serbët e grekët na luftojnë si shqiptarë e jo si otomanë, turq e arab?, serbët si e luftuan Adem Jasharin e familjen e tij, si shqiptar apo si arab e turk?, pse me anë të arabzimit dhe turqëzimit të shqiptarëve mundoheni ta minimizoni luftën biblike e legjendare të sakrificës familjare të Jasharajve për shqiptarinë, Skenderbeun, Kosovën e Shqipërinë?, për besë sikur shumica e shqiptarëve të ishin otomanë, turq e arab, e dini sa rehat e mirë do kishin qenë serbët e grekët, për shkak se pakica e shqiptarëve katolikë e ortodoksë do ishin asimiluar në italianë, serbë e grekë, kështu që në Ballkan nuk do ekzistonte populli shqiptar.

2. Ju artikullshkruesë përçarës shqiptarë, që thoni se feja islame te shqiptarët është e imponuar me dhunë nga Perandoria Osmane. Mirë, po feja krishtere a s’është e pranuar me dhunë te shqiptarët ilirë nga Perandoria Romake. Pse atëherë ndodhi lufta e ashpër 600 vjeçare e romakëve krishterë ndaj ilirëve, sikur të pranohej pa dhunë feja krishtere te Ilirët a do bëhej kjo luftë e ashpër shumë shekullore në mes Romakëve e Ilirëve?, me siguri jo. Pse më pas luftuan edhe 300 vjet ilirët me bizantinët ortodoksë?, me siguri për shkak dhunës bizantinase ortodokse. Pse babai i gjuhës shqipe, studiuesi i spikatur, Eqrem Çabej, argumentoi shkencërisht se periudha më e errët e popullit shqiptar është prej shek. të II-të të erës sonë deri në shek. XI?, me siguri për shkak dhunës së pa parë krishtere.

3. Juve artikullshkruesë përçarës shqiptarë, sinqerisht ju pyesim?, thoni se feja e të parëve tanë ka qenë krishtere, e atëherë ju lutemi, na tregoni çfarë feje ka patur Leka i Madh i cili ka jetuar e vepruar 350-400 vjet para Krishtit?, çfarë feje kanë patur Ilirët parahomerikë, 2000 vjet para lindjes së Krishtit dhe fesë krishtere?, mos ndoshta shqiptarët-ilirë para Krishtit si fe të vete e kanë patur, atë të Lekës së Madh, e kjo fe e Lekës së Madh të ilirëve ka qenë shkaktare e luftës 600 vjeçare kundër romakëve krishterë.

4. Juve artikullshkruesē përçarës shqiptarë, ju pyesim?, sikur gjatë ditëve të Pashkëve, festës më të madhe krishtere, të ishin përballë e afër, Krishti e Skënderbeu, gjatë kësaj feste madhështore krishtere, cili do respektohej më shumë Krishti apo Skenderbeu?, me siguri për besimtarët e devotshëm krishterë do respektohej Krishti e jo Skënderbeu. Skenderbeu do respektohej më shumë, por gjatë 28 Nëntorit kombëtar. Prandaj mjafni më me përçarjet tuaja. Shqiptarët dinë të festojnë më mirë se kush tjerë, kur kanë festë fetare, festojnë fetarishtë, kur kanë festë kombētare, festojnë kombëtarisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button