LSDM: Realizohen premtimet për pagë minimale më të lartë, pushime pa pagesë për punëtorët dhe largimin e taksës radiodifuzive

Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdojnë me realizimin e masave dhe projekteve që e përmirësojnë kualitetin e jetës dhe sjellin më shumë para për qytetarët, kumton kjo parti.

“Punëtorët me të ardhura të ulta që në përgjithësi sillen rreth 22 mijë denarë do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë pushimin e subvencionuar pesë-ditor pa pagesë në ndonjërën nga qendrat turistike vendore. Kjo masë tashmë po realizohet, gjegjësisht ka filluar afati për aplikim që zgjat deri më 15 shtator. Me pushimin pa pagesë u dilet në ndihmë mijëra punëtorëve, njëkohësisht është edhe një shtytje ekstra për turizmin vendor.

Me sjelljen e propozim-ligjit për sigurim material për personat e papunë shkaku i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, materialisht do të sigurohen mbi 3.500 persona që në muaj do të përfitojnë 7596 denarë.

Me implementimin e ligjit për pagë minimale i propozuar nga shumica parlamentare, të gjithë të punësuarit në të gjithë sektorët ekonomik do të përfitojnë pagë minimale më të lartë në vlerë prej 12.000 denarëve, ekskluzivisht të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe lëkurës të cilët deri tani kanë marrë pagë më të ulët.

Do të largohet taksa radiodifuzive e cila tashmë nuk do jetë shpenzim për qytetarët, ndërsa nga 1 tetori do të kthehet edhe tarifa e lirë ditore e rrymës, çdo ditë nga dy orë dhe 24 orë ditën e dielë. Kjo do të thotë shpenzime më të vogla dhe shumë para në buxhetet familjare.” thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button