Rusia kërkon “kthimin” e kapaciteteve diplomatike në SHBA

Rusia ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’ia kthejnë kapacitetet diplomatike ruse në San Francisko dhe Uashington, për të cilat thotë se janë “konfiskuar” nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar se ky ishte një “akt armiqësor i hapur”.

“Ne kërkojmë nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara që menjëherë t’i kthejnë kapacitetet diplomatike ruse”, tha sot Ministria e jashtme e Rusisë dhe ka shtuar se “në të kundërtën, SHBA-të do ta bartin fajësinë totale për degradimin aktual të raporteve ndërmjet dy vendeve”.

Administrata e Shteteve të Bashkuara ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj deklarate.

Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Rusisë, theksohet se autoritetet e Shteteve të Bashkuara dje “i konfiskuan ndërtesat e Konsullatës ruse në San Francisko dhe Përfaqësimin tregtar në Uashington”, për të cilat theksohet se “janë pronë e Rusisë dhe kanë imunitet diplomatik”.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e morën kontrollin e tri kapaciteteve diplomatike pasi personeli rus e kishte respektuar afatin 48 orësh për t’i zbrazur këto objekte deri mbrëmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button