Ministrja Shekerinska për vizitë në Slloveni

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me delegacionin nga Ministria, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të koleges së saj sllovene, Andreja Katiç.

Në suaza të vizitës, Shekerinska do të ketë takime edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe nënkryetarin e Qeverisë sllovene, Dejan Zhidan, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nesër Shekerinska do të marrë pjesë edhe në Forumin strategjik të Bledit, konferencë kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore e cila tërheqë numër të madh të shefave të shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë. Në Forumin e Bledit, paralajmëron MM, do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Në ditën e parë të vizitës në Slloveni, ministrja Katiç organizon edhe darkë pune për nder të ministres Shekerinska dhe nënkryetares së Komisionit evropian, Federika Mogerini.

Në ditën e dytë të vizitës në Slloveni, ministrja do të takohet me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtje në “Zborin shtetëror slloven”, ndërkaq do ta vizitojë edhe kazermën Cerklje, ku pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë për momentin vizitojnë trajnimin teorik dhe praktik për mbrojtje antiajrore me sistemin e lehtë bartës raketor, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button