Osmani: Është i nevojshëm konsensus ndërpartiak për çështjet e eurointegrimeve

Na nevojitet konsensus partiak për çështjen e eurointegrimeve, ka theksuar zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në takimin me drejtorin e Fondacionit, Konrad Adenauer në Maqedoni, Johanes Rei.

Shërbimi për informim i Sekretariatit për çështje evropiane kumtoi se Osmani e ka njoftuar Rein me impulsin e tij politik në Maqedoni, fokusin ndaj integrimeve euroatlantike të Qeverisë së re, implementimin e Planit 3-6-9, momentin e ri politik të krijuar pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe miratimin e Propozim – ligjit të ri për gjuhët me të cilin, siç qëndron në kumtesë, mbyllet edhe çështja e fundit e hapur sipas Marrëveshjes së Ohrit.

“Zëvendëskryeminstri porositi se Fondacioni Konrad Adenauer mundet që drejtpërdrejt t’i mbështesë edhe Qeverinë edhe partitë politike prej të gjitha palëve të spektrit politik të punojnë së bashku për realizimin e reformave të cilat janë të interesit nacional, ndërsa për të cilat nevojitet konsensus prej të gjitha palëve”, thuhet në kumtesë.

Osmani dhe Rei kanë biseduar për sferat në të cilat mund të zhvillohet bashkëpunimi në drejtim të mbështetjes së procesit të integrimit evropian të vendit.

Zëvendëskryeministri Osmani ka theksuar se prania e deritanishme 17-vjeçare e Fondacionit në Maqedoni i është përkushtuar promovimit të dialogut ndëretnik dhe dialogut midis qytetarëve të besimeve të ndryshme, mbështetjes së shoqërisë civile dhe kontribuoi për përafrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Në këtë kontekst, Osmani ka kërkuar mbështetje të targetuar, pasi që, siç ka theksuar, agjenda e tij reformuese kërkon investime afatgjata në këtë periudhë kur buxheti nacional nuk është në gjendje të mirë dhe kur shënojmë humbje të mjeteve prej IPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button