Femi Jonuzi, kandidat i BDI-së në Studeniçan për zgjedhjet lokale

Ish deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Femi Jonuzi, do të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Studeniçanit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Një vendim të tillë, siç njofton Alsat-M, e mori kryesia e BDI-së dhe lideri i saj Ali Ahmeti në koordinim me degën e BDI-së Karshiakë dhe kryetarin e saj, Muhamed Ramadanin.

Prpozimi që Femi Jonuzi të jetë kandidatë i BDI-së për Komunën e Studeniçanit është mbështetur unanmisht nga strukturat partiake të BDI-së në Karshiakë dhe kryesia qendrore.

Ndryshe, Femi Jonuzi është njëri nga iniciatorët dhe organizatorët e celulave të para të UÇK-së, ka qenë ish-deputet dhe një aktivist i devotshëm i aktiviteteve kombëtare në Karshiakë e më gjerë. Ka qenë edhe gjenerata e parë e studentëve të Universitetit të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button