“Me poezi në Shkup për të folur shqip”, ora që konfrontoi poetët me historinë shqiptare (FOTO)

Ora letrare “Me poezi në Shkup për të folur shqip”, që u mbajt mbrëmë në Sheshin Skenderbej në Shkup bashkoi së toku poetët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe kalimtarët e rastit që ndalonin aty këtu që të dëgjonin ndonjë poezi. Ishte një konfrontim i poetëve shqiptarë me historinë dhe sfidat e jetës së tanishme, shkruan Portalb.mk.

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, prap 6Pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Greqia e Maqedonia, para përmendores së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, me poezitë e tyre që ecnin nga njëra periudhë kohore historike në tjetrën bënë që kryeqendra e Dardanisë të frymojë shqip e të përballet edhe njëherë me të metat e historisë së tashme.

Me vargje për një nënë të njerëzimit, Nënë Terezën, me dhimbjen se sot një nënë nuk arrin të kujdeset as për fëmijët e saj dhe me zërin e Lira Bojkut, Shkupi reflektoi ndër nesh e gjendjen tonë të mjerueshme ku po humbasin vlerat themelore njerëzore.

Dhimbja se koha e kaluar ka qenë më e mirë se kjo, se më parë është punuar me qëllime të pastra, në dobi të kombit, se populli shqiptar ka qenë më symprehtë ndaj sfidave dhe kërcënuesve historik, se dashuria e sinqertë ka qenë udhëzues për jetën njerëzore ndërkohë që ajo sot po humbet në interesin material e ku kemi konflikt gjeneratash në shpirtin poetik, përballi prindërit me fëmijët e tyre që shkojnë hapave të tyre, ishin konfrontime që u perpiqen të zgjidhen mbrëmë.

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, para 2Në lidhje me këtë mbrëmje, shkrimtari nga Kosova, Rrahim Sadiku tha se lloji i mbrëmjeve të tilla duhet të jenë tradicionale dhe të përfshijë më shumë pjesëmarrës.

“Ishte një takim shumë interesant poetik, një takim që ka i munguar Shkupit dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kishte një atmosferë kryesisht poetike prandaj dëshiroj që manifestime të nivelit të njëjtë të ketë edhe në të ardhmen dhe të bëhet tradicional. Duhet të ketë sa më shumë pjesëmarrës e numri të mos jetë i kufizuar, sepse realisht ja vlen”, tha Sadiku.

Ndërkohë poetja e re në moshë nga Tetova, Valbona Ramadani pas mbrëmjes vlerësoi se kjo ngjarje ishte një mundësi shpërfaqjeje e shpirtit poetik të të rinjve duke shpresuar që e njëjta të ketë vazhdimësi.

“Si pjesëmarrëse në Orën Letrare të Çarshisë, ndahem e kënaqur dhe e vlerësuar njëkohësisht. E shijova, ashtu siç e shijuan edhe të tjerët. Ishte një eveniment, i cili ju dha hapësirë poetëve të vjetër, dhe më shumë hapi dyert dhe inkurajoi poetët e rinj. Si ngjarje kulturore duhet vlerësua, se është një ndër të paktat që kemi, duke shpresuar se do të ketë vazhdimësi. Jemi të etur për kulturë dhe ngjarje kulturore, si dhe për aktivitete në të cilat fjalën kryesore do ta ketë rinia”, tha Ramadani.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe Rexhep Doçi, nënkryetar i Shoqatës për Studim të Gjuhës Pellazge i cili orën letrare e vlerësoi si mundësi bashkimi të trojeve shqiptare e shqiptarëve që u ndanë padrejtësisht nga historia.

“Mundohemi të bashkohemi edhe pse jemi ndarë në shtatë shtete e secili po punon në mënyrën e vete. Kjo që po ndodh sonte është shumë e mirë e se kemi pasur më herët as edhe në pikëpamje shkencore, politike dhe kombëtare”, tha Doçi.

Ai solli mbrëmë edhe dy libra të tij që ia jep dhuratë bibliotekës e që japin të dhëna të reja për prejardhjen pellazge të shqiptarëve. Në lidhje me librin, Rexhep Doçi sqaroi se “janë të dhëna të reja sa i përket prejardhjes sonë pellazge-ilire dhe trakasve sa i përket paraardhësve shqiptarë për të cilat nuk kemi studime shumë. Kjo është një e metë e madhe edhe pse kemi dy akademi shqiptare por që janë të përgjumur. Përkthejnë studime që tashmë janë të shkelura nga koha dhe nuk shkruajnë as të rinjtë edhe pse janë shumë entuziastë dhe dinë shumë gjuhë”.

Meqë pjesëmarrja e mbrëmshme i parapriu konkursit letrar ku si anëtar të jurisë ishin Rexhep Bajrami e Ahmet Selmani, kryetari i jurisë Fadil Curri gjatë ngjarjes ndër të tjerash u sqarua se ka pasur shumë pjesëmarrës në konkurs, mirëpo numri ka qenë i kufizuar andaj nuk kemi pasur mundësi të përzgjedhim më shumë.

Ndryshe, nga Shqipëria e mërgata pjesëmarrës në ngjarje ishin: Rozafa Shpuza, Bardha Mance, Dashnor Selimi; nga Kosova: Shaban Pllana, Brikenë Ceraja, Kujtim Luma, Adriatik Zeqiri, Rrahim Sadiku, Nexhat Rexha, Naxhije Doçi, ndërkohë që nga Maqedonia ishin: Nuri Koleci, Valdeta Dulahi, Burhanedin Xhemaili, Lira Bojku, Blerona Brao, Nehat Jahiu, Rami Kamberi, Selajdin Shabani, Fatjona Abdullahu, Ekrem Ajruli, Sami Sherifi, Blerton Arsllani, Valbona Ramadani, Bajram Ramadani, Reshat Kamberi, Sulejman Mehazi, Sadri Jakupi, Fetanet Murtezani, Rrahim Ganiu, Daut Dauti, Arben Ibraimi dhe Sevime Veseli Berzati.

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, para

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, prap 2

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, prap 3

Sheshi Skenderbej, Orë letrare, prap 8

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button