Sot fillon Samiti i Liderëve të BRICS

Samiti i Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që organizohet nën kryesinë e Kinës, do të fillojë sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Në samitin që do të vazhdojë deri më 5 shtator në qytetin Xiamen të provincës Fujian, e cila gjendet në jug të vendit, do të marrin pjesë Presidenti i Brazilit, Michel Teme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti i Afrikë së Jugut, Jacob Zuma, Kryeministri i Indisë, Nardendra Modi, Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe përfaqësues nga bota e biznesit.

Samiti organizohet nën kryesimin e Kinës, ndërsa do të fokusohen në temat, si rritja ekonomike globale, tregtia, investimet, bashkëpunim financiar dhe komunikimi.

Xiamen, përveç BRICS do të jetë nikoqir edhe për 5 vende tjera

Në samitin në të cilin do të bisedohet edhe për dialog dhe takime me shtetet në zhvillim, këtë vit janë ftuar edhe Egjipti, Guinea, Meksika, Tajlanda dhe Taxhikistani.

Zyrtarët kinez theksojnë se kjo ftesë nuk ka të bëjë me zgjerimin e BRICS, ndërsa bisedimet do të zhvillohen nën emrin “BRICS Plus”.

Përfaqësuesit e shteteve në fjalë në ditën e dytë të forumit do të marrin pjesë në mbledhjen e titulluar “Dialogu me Vendet në Zhvillim dhe Tregjet në Zhvillim”.

Tema e këtij viti është “Për një të ardhme më të ndritur dhe partneritet më të fuqishëm”

Tema e samitit për këtë vit është “Për një të ardhme më të ndritur dhe partneritet më të fuqishëm.” Samiti i cili do të mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve dhe Ekspozitave të qytetit Xiamen, do të ndiqet nga më shumë se 1000 gazetarë nga 80 shtete dhe rajone.

Pritet që në këtë samit të marrin pjesë më shumë se 500 kompani dhe më shumë se 1000 përfaqësues të kompanive të Kinës dhe shteteve të tjera.

Shtetet anëtare të BRICS që nga themelimi e deri më tani pjesën e tyre në ekonominë botërore e kanë rritur prej 12 për qind në 23 për qind. Prandaj në samitin e sivjetshëm do të jepet theks në “Dekadën e dytë të artë”.

Ndërkohë BRICS i cili mbledh së bashku dy shtetet më të populluara të botës, përbën 47 për qind të popullsisë botërore.

Shtetet e BRICS për herë të parë ishin mbledhur në nivel të ministrave të jashtëm në Takimin e 61 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 2006.

Samiti i parë u mbajt në qytetin Yekaterinburg të Rusisë në vitin 2009. Deri më tani janë organizuar 7 samite, çdo vit në një vend anëtar të BRICS në nivel të presidentëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button