Vazhdojnë “sulmet misterioze” ndaj diplomatëve amerikanë në Kubë

Departamenti shtetëror amerikan, kumtoi se është kryer “sulm i ri misterioz akustik” ndaj personelit të ambasadës së SHBA-së në Havanë. Incidenti ka ndodhur në gusht, tetë muaj pas rastit të fundit, të regjistruar para fillimit të vitit të kaluar.

Sipas Departamentit shtetëror, deri më tani 19 diplomatë amerikanë janë viktima të sulmeve të tilla, të cilët janë ankuar për probleme shëndetësore,  siç janë humbja e dëgjimit dhe kokëdhimbjet e fuqishme.

Unioni i nëpunësve diplomatik amerikan dhe të amerikanëve të punësuar jashtë vendit pohojnë se disa prej diplomatëve të rrezikuar kanë marrë lëndime më të lehta në tru dhe përjetësisht e kanë humbur dëgjimin.

Qeveria në Kubë shpreh bindjen se nuk ka kurrfarë lidhshmërie me këto ngjarje dhe shpreh bindjen se ka ngritur hetim për përcaktimin e mënyrës së sulmeve ndaj diplomatëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Organet amerikane të hetuesisë kanë kryer bastisje në shtëpitë e diplomatëve në Havanë, duke kërkuar pajisje për të cilat kanë besuar se janë të dëmshme për shëndetin e tyre, por më pas kumtuan se nuk janë gjetur kurrfarë aparatesh.

Tani për tani bëhet e ditur se njerëzit nga personeli i Ambasadës amerikane, si dhe një prej diplomatëve kanadez, janë viktima të “sulmeve akustike” në Havanë.

Për këtë rast për herë të parë u dëgjua në fillim të muajit të kaluar, kur SHBA-ja publikoi se janë duke i dëbuar dy diplomatë kubanez në Uashington, “pasi që autoritetet në Kubë nuk bëjnë asgjë që t’i mbrojnë diplomatët amerikanë”.

Mediat në SHBA, duke iu referuar ekspertëve, shkruajnë se një pajisje e veçantë akustike mund të shfrytëzohet për emetimin e valëve akustike të pazëshme, të cilat shkaktojnë shurdhimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button