Dimitrov-Koxias: Me përforcim të besimit drejt zgjidhjes së problemeve

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, sot kanë biseduar për dallimet rreth emrit, por më shumë, siç sqaroi ministri i Maqedonisë, për vetë procesin për atë si si do të zhvillohet, për metodën dhe modalitetet, por edhe se cilat janë interesat dhe shqetësimet e të dyja palëve lidhur me këtë çështje që të ketë mirëkuptim më të madh lidhur me atë se si njëra palë dhe pala tjetër e perceptojnë problemin.

Në takim, siç theksoi Dimitrov, ai ka shfaqur shpresë se Greqia do ta njohë realitetin e ri në Republikën e Maqedonisë dhe dëshirë për miqësi të sinqertë.

“Presim dhe shpresojmë në ndihmën dhe mbështetjen në integrimet tona evropiane dhe duam një njëri-tjetrin ta shohim si mik dhe aleat të ardhshëm dhe të mos përdorim dinakëri”, tha Dimitrov.

Duke potencuar se me Koxias kanë pasur bisedë të gjatë dhe të hapur rreth çështjes së interesit të përbashkët tha se kanë dhënë kontribut të dukshëm drejt ndërtimit të politikës së mirë fqinjësore të bazuar në besimin dhe respektimi e ndërsjelltë. “Ne nuk kemi agjendë të[ fshehtë dhe për këtë arsye i çmojmë këto takime dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë si bazë për çdo miqësi”, thekson Dimitrov.

I riafirmoi prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë mes të cilave vend të posaçëm marrin marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal në pajtim me përcaktimin evropian.

“Marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor kanë rëndësi të posaçme për ne, bashkëpunimi i mirë ekonomik, frekuenca e madhe e lëvizjes, interesat e përbashkëta për stabilitet dhe siguri dhe prosperitet në tërë rajonin janë vetëm disa nga gjërat që na lidhin”, theksoi Dimitrov.

Ministri Koxias theksoi se të dy vendet janë tejet fqinj të afërt të cilët i lidhin shumë punë dhe për këtë duhet të vazhdohet me ndërtimin e masave të besimit dhe zgjidhjes së problemeve në interes të qytetarëve të tyre.

“Greqia mbështet dhe vazhdon ta mbështesë me të gjitha forcat e saj stabilitetin, sovranitetin e këtij vendi verior miqësor. Ky stabiliteti i juaj e ushqen stabilitetin tonë, ndërsa zhvillimi ynë i ushqen edhe zhvillimin dhe stabilitetin  tuaj”, theksoi Koxias.

Shtoi se Greqia po angazhohet për stabilitet të të dy vendeve dhe të lidhjeve dhe relacioneve të tyre reciproke,  për mos ndryshimin e kufijve edhe të njërit vend edhe të vendit tjetër, për sovranitetin e çdo shteti, por, siç tha, edhe për zhvillimin e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai beson se hyrja e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Maqedonisë në NATO do të jetë mirë për zhvillimin e tërë rajonit.

“Kjo rrugë kërkon edhe zhvillim të lidhjeve tona ekonomike dhe lidhjeve të llojit tjetër dhe t’i tejkalojmë propblemet dhe ciloin do irredentizëm që ekziston i cili i transformon problemet joekzistuese dhe i transfirmon problemet tona të përbashkëta në një betejë dhe zënkë”, theksoi Koxias.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se Greqia dëshiron që vendi ynë të bëhet pjeës e NATO-s dhe BE-së, por se rregullat duhet të respektohen.

“Sa i përket NATO-s, ekzistojnë vendimet nga Bukureshti dhe me ato vendime dhe realizimin e tyre ky vend do të bëhet pjesë e NATO-s. Si do të realizohen tani ato vendime të NATO-s nuk varet prej nesh, por varet nga ata që duhet të vendosin. Ne e duam këtë vend të dashur për ne edhe në NATO edhe në BE, por do të duhet tërë kjo të realizohet në bazë të rregullave të BE-së dhe NATO-s. Shteti tek i cili ndodhem sot ka edhe liderhsip evropian, edhe Qeveri evropiane edhe perspektivë evropiane, pçor element i perspektivës evropiane është të respektohen vendimet dhe rregullat”, theksoi Koxias.

Siç vlerësoi, ka rezultate nga masat e përbashkëta për fqinjësi të mirë dhe pas takimit të pardjeshëm mes përfaqësuesve të të dy shteteve obligimet e ndërsjellta po zhvillohen pozitivisht, shumë më tepër se me cilin do fqinj tjetër.

“Do të bëjmë gazpërçues të tjerë, bashkëpunime ndërmjet universiteteve dhe akademive, në hulumtime, si dhe bashkëpunim policor dhe për sigurinë e tërë rajonit”, tha Koxias.

Sipas tij, edhe krahas gjërave të caktuara jologjike dhe siç tha, çmendurive që janë në çdo shtet, me shembuj kur dikush zgjohet me muzikë të shtetit tjetër dhe më pas thotë fjalë ofenduese për të, në thellësi të zemrës jemi të sinqertë dhe duhemi mes veti.

“Thellë në zemrën tonë kemi dashuri, ndonjëherë dashuria është e vështirë dhe pak mundohemi. Të krijojmë do të thotë pak më shumë besim, t’i zgjidhim në mënyrë kreative problemet, secilin irredentizëm ta godasim ta shkatërrojmë dhe të nesërmen të luajmë valle me kulturat tona të përbashkëta”, tha Koxias.

Besoj, potencoi, se e ardhmja i takon bashkëpunimit tonë dhe do të gjejmë guxim t’i tejkalojmë të gjitha elementet që na mbajnë në palogjikshmëri dhe me dashurinë tonë që do të zhvillohet ta lëmë të shprehet dhe problemet të zgjidhen pa shumë mundim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse eventualisht ka vendim që të hiqen disa simbole të emrave të aeroporteve dhe rrugëve dhe përmendoreve në Maqedoni, ministri Dimitrov tha se puna e vetme e madhe që e shohin si Qeveri dhe si shoqëri dhe drejt së cilës synojnë është Evropa e madhe.

“Mendoj se nuk është shumë mençuri të krijojmë politikë të jashtme e madje edhe të brendshme ndaj personaliteteve historike prej para vitit 2000. Ne jemi komb që mësoi leksione të caktuara nga e kaluara në disa vitet e fundit. Historinë nuk mund ta ndryshojmë. Atë që mund ta bëjmë është ta ndërrojmë të tanishmen dhe ta hapim të ardhmen. Historia duhet të jetë mësuese, por, jo edhe burg. Ne fuqimisht si politikë qëndrojmë në obligimet tona nga Marrëveshja e përkohshme e vitit 1995. Çdokun ku mund të reagojmë do të reagojmë sepse është sinjal shumë i gabuar, siç ne nuk jemi të lumtur kur hartat e mëdha të dikujt hyjnë në territorin e Maqedonisë, ashtu kuptojmë se edhe Greqia nuk është e lumtur kur ne apo dikush luan me harta të mëdha. mendoj se është viti 2017 dhe se dy popujt jetojnë në mënyrë shumë më të lumtur nëse ka ura dhe dyer të hapura”, tha Dimitrov.

Nuk do të mundja, shtoi, konkretisht të them lidhur me disa plane konkrete për statuja tgë ashtuquajtura, por nuk më duhen qindra statuja që të jem maqedonas krenar dhe atë në kuptim në të cilin ndërkaq nuk më pengon kur disa qytyterë grekë në Selanik quhen maqedonas. Mendoj se është shekulli 21 dhe konsideroj se nuk duhet të dëshmojmë shumë komplekse duke pasur parasysh prëforcimin e këtyre ndjenjave. Plotësoi se kjo është çështje që po zvarritet shumë gjatë dhe nuk mund të pritet të zgjidhet shpejtë.

Димитров и Коѕијас

Në takimin e Dimitrovit dhe Koxiasit u nënshkrua edhe memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes akademive diplomatike të të dy ministrive, si aktivitet i parë konkret, ndërkaq, mes tjerash, është biseduar edhe për rritjen e bashkëpunimit gjatë fatkeqësive elementare dhe krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button