Kontroll policor në një objekt hotelierik në Bogovinë, arrestohen nëntë persona

Gjithsej nëntë persona, katër shtetas shqiptarë dhe pesë shtetas të Maqedonisë, janë kapur dhe shoqëruar nga policia gjatë kontrollit që mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate është zbatuar në objektin hotelierik “Baci” në Bogovinë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski informoi se në objekt kanë qenë tri shtetase shqiptare të moshës prej 26 deri në 41 vjeç të cilat kanë qenë të punësuara si këngëtare dhe kërcimtare si dhe një burrë nga Shqipëria.

Ato janë shoqëruar në stacionin policor në Tetovë me ç’rast janë dorëzuar për procedura të mëtejme në Sektorin për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim.

Në polici janë shoqëruar edhe pronari i objektit N.Sh. (33) nga Bogovina si edhe katër shtetaset e Maqedonisë, të cilët, gjithashtu janë angazhuar si këngëtare, kërcimtare dhe shoqëruese të mysafirëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button