Dyshim i ri kundrejt Trumpit

Një letër e padërguar e vë nën presion presidentin amerikan, Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë, se kjo letër qartëson motivet e Trumpit për largimin e kreut të FBi-së, James Comey, shkruan Dojçe Vele.
Pse duhej të largohej kreu i FBi-së James Comey? Më 9 maj presidenti amerikan, Donald Trump e liroi nga detyra papritur kreun e FBI-së. Që atëherë qëndron pezull akuza, se Trump donte të influenconte hetimet e FBI-së, që po shqyrtonte lidhjet e ekipit të Trumpit me Rusinë. Ndërkohë hetimet i vazhdon hetuesi i posaçëm, Robert Müller. E ky me sa duket ka në duar një letër të padërguar, që hedh hije mbi presidentin amerikan. Kjo letër tregon në detaje, pse Trump nuk e donte më Comeyn në krye të FBI-së, raporton gazeta Washington Post.

Në letër renditen ankesat e presidentit, ndër të tjera edhe akuza, që kreu i FBI-së nuk do të thotë publikisht, se në aferën e Rusisë nuk hetohet drejtpërdrejt kundër Trumpit. Këtë duket sikur Comey ia kishte premtuar Trumpit disa herë pas dyerve të mbyllura.

Po kjo gazetë raporton, se presidenti e kishte përpiluar letrën bashkë me këshilltarin e tij, Stephen Miller. Trump ia kishte skicuar idenë e letrës, Millerit, i cili e kishte shkruar atë. Por konsulenti juridik i Shtëpisë së Bardhë, Don Mc Gahn kishte shprehur rezerva, dhe ishte ai që e pengoi dërgimin e letrës origjinale, raporton një gazetë tjetër amerikane, „New York Times.” Policia federale heton, nëse ka pasur influencë ruse në zgjedhjet parlamentare amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button