Panucci “shmang” Cikalleshin: Përqendrim maksimal për Lihtenshtejnin

Një ditë para ndeshjes debutuese për të ndaj Lihtenshtejnit, trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka kërkuar përqendrim maksimal ndaj këtij kundërshtari.

“Nëse mendojmë se nesër do të jetë një ndeshje e thjeshtë, atëherë do të na dalë e kundërta. Po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme pasi është shumë e rëndësishme, më pas do mendojmë për Maqedoninë dhe ndeshjet e tetorit. Djemtë kanë punuar shumë mirë dhe nesër do të jemi në fushë me shumë seriozitet për ta fituar këtë ndeshje”, tha Panucci, njofton “Top-channel.tv“.

Ai u pyet sërish edhe për ndëshkimin ndaj Cikalleshit, por kërkoj të mos flasë më për këtë çështje pasi është i përqendruar vetëm te sfida e ditës së nesërme, megjithëse u shpreh se ndëshkimi nuk do të thotë që ai nuk do të jetë në ndeshjen e ardhshme

“Portat janë të hapura për të gjithë, por të hyrë, por edhe për të dalë”, tha trajneri.

Megjithëse kërkoi të mos zbulojë asgjë nga formacioni duke thënë se ai do të mësohet vetëm para ndeshjes, Panucci u shpreh se i ka idetë e qarta edhe për zëvendësimin e Sadikut në sulm.

“I kam idetë e qarta, pavarësisht mungesës së Sadikut, por nuk e di nëse do të jenë të drejta”, tha Panucci.

Nuk mund të mos përmendej në këtë konferencë edhe Gianni  De Biasi, trajneri që e çoi Shqipërinë në Europian. Panucci u shpreh se shpreson të vazhdojë rrugën e tij, ndërsa pranon se ka marrë edhe këshilla nga paraardhësi i tij.

“Shpresoj që të jem si Xhani. Ai punoi shumë mirë në Shqipëri. Uroj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë. Kam folur me De Biasin, edhe për këshilla, sigurisht. Nuk kam asnjë lloj turpi të pyes. Ku nuk njihja, kam pyetur. Pastaj punoj në mënyrën time, shoh futbollin ndryshe, por Xhani është një mik dhe më ka dhënë këshilla”, u shpreh Panucci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button