Kryeministri Rama në Forumin e Parisit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Paris, nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron, të titulluar “Global Positive Forum”. Në forumin me temë, “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”, kryeministri Rama i ka bërë edhe një herë tjerër thirrje Bashkimit Europian t’a integrojë sa më shpejt Ballkanin perëndimor në union, pavarësisht daljes së Britanisë, njofton “Oranews.al“.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Global Positive Forum, organizuar në Paris nën kujdesin e Presidentit francez Macron.

– “A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?
– A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?
Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese”.
Me këto pyetje tha se e nis çdo ditë kryeministri Rama.
Në këtë fjalim në Global Positive Forum, organizuar në Paris nën kujdesin e Presidentit francez Macron, kreu I qeverisë shqiptare solli rrugëtim e Shqipërisë pas viteve 90. Në momentin që të gjithë ikën, ky ishte një problem, por sot diaspora është një prej pikave tona të forta, jemi shumë krenarë për bashkëkombësit që janë dalluar në dhe të huaj për artet, shkencën e teknologji, e ata janë lidhja më e mirë që kemi me botën, tha kreu i qeverisë.
“Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më korrupsionin e kriminalitetin, por kreativitetin dhe inovacionin.
E pamundur?
Atëherë le ta bëjmë!
E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani!
Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe për të tjerët, se ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohemi në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga një imazh i ri dhe njerëzit të na shohin për atë që jemi dhe atë që ne e dimë që mund të bëhemi”.
Me apo pa Brexit, gjashtë vendet në mes të Europës përfshirë edhe Shqipërinë aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, tha kreu i qeverisë.
“Ne e duam Europën, ne duam t’i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Më herët, Kryeministri ishte i pranishëm në premierën e filmit “Tranzicion-Art dhe Pushtet në Shqipëri”, shfaqur në qendrën Pompidou në Paris. Këto aktivitete promovuese janë një dëshmi e rëndësishme e miqësisë mes vendeve tha kryemistri në fjalën e tij.
 “Kjo mbrëmje, koha që ndajmë sot bashkë është një dëshmi shumë e rëndësishme e respektit dhe afeksionit tuaj për vendin tonë, vend i cili ka nevojë mbi të gjitha që të ketë miq dhe shpresoj që do të vazhdojmë të bëjmë miq të tjerë të mirë, falë edhe ju të gjithëve që jeni ambasadorët më të mirë të kësaj miqësie.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button