Italia merr një lajm shumë të keq para ndeshjes me Spanjën (VIDEO)

Mbrojtësi i Italisë dhe Juventus, Giorgio Chiellini, është dëmtuar në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Pak para nisjes së “axurrëve” drejt Madridit, lojtari është ndalur nga një problem në pulpën e djathtë.

Mbrojtësi veteran është kthyer në Torino për t’u vizituar nga stafi mjekësor i Juventusit. Chiellini është dëmtuar gjatë seancës së fundit stërvitore, që është zhvilluar paraditen e sotme. Problemi muskulor në pulpën e djathtë ka qenë i pamundur të zgjidhej në pak orë, me lojtarin që është kthyer në Torino pasi është vizituar nga mjeku i kombëtares italiane, Castellacci, shkruan “Indeksonline.net“.

Në vendin e tij, në skemën 3-4-1-2 të provuar deri të mërkurën në mbrëmje, Ventura mund të zgjedhë të aktivizojë Ruganin në krah të Bonuccit dhe Barzaglit. Por ekziston dhe mundësia që mungesa e Chiellinit ta detyrojë trajnerin të përdorë skemën 4-2-4, me Barzagli dhe Bonuçi në qendër të mbrojtjes, dhe Darmian me Spinnazzola në krahë, ose Conti në të djathtë dhe Darmian në të majtë. Me këtë rreshtim, me De Rossin dhe Verrattin të pozicionuar para mbrojtjes, katër lojtarët e sulmit do të ishin Candreva, Immobile, Belotti dhe Insigne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button