Rama në forumin e Macron: Prioriteti ynë, ekonomia e dijes

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë të premten në Global Positive Forum.

Bëhet fjalë për një event të organizuar në Paris nën kujdesin e presidentit francez Macron, me temë “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”, transmeton TCH.

“Në pozicionin tim në krye të qeverisë, me dëshirë që ambicjet e popullit tonë të përmbushen, çka konsideroj si prioritet të qeverisjes moderne është dija. Ekonomitë e dijes janë më të arrirat dhe ekonomitë e së ardhmes. Sot diaspora është një nga pikat tona të forta. Jemi shumë krenarë për bashkëkombasit që janë dalluar në dhe të huaj për artin, shkencën dhe teknologjinë. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi dhe na ndihmojnë të mësojmë atë që ata kanë mësuar. Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më krimin dhe korrupsionin, por kreativitetin dhe inovacionin. E pamundur? Atëherë le ta bëjmë. E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimi po ndodh që tani. Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri dhe të tjerët se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që të orientohemi në pikat e forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga imazhi i ri”, ka deklaruar Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button