Shkodër, zjarri përfshin shkurret në Bushat; rrezikon banesat

Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Zefjanës, në Bushat të Shkodrës.

Flakët dogjën pjesërisht edhe një banesë, por nuk pati njerëz të lënduar. Në fillim u dëgjuan edhe disa shpërthime të vogla që dyshohet të kenë qënë fishekë të mbetur prej vitesh nëpër shkurre.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë arritën të shmangin përparimin e flakëve drejt disa banesave. Inspektori i Pyjores në zonën e përfshirë nga zjarri tha se, angazhimi për shuarjen e tij është maksimal.

Mësohet se për të mundësuar shuarjen e flakëve u kërkua ndërhyrje nga ajri pasi era po favorizon përhapjen e tyre.Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Zefjanës, në Bushat të Shkodrës, transmeton Top Channel.
Flakët dogjën pjesërisht edhe një banesë, por nuk pati njerëz të lënduar. Në fillim u dëgjuan edhe disa shpërthime të vogla që dyshohet të kenë qënë fishekë të mbetur prej vitesh nëpër shkurre.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë arritën të shmangin përparimin e flakëve drejt disa banesave. Inspektori i Pyjores në zonën e përfshirë nga zjarri tha se, angazhimi për shuarjen e tij është maksimal.

Mësohet se për të mundësuar shuarjen e flakëve u kërkua ndërhyrje nga ajri pasi era po favorizon përhapjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button