Dhjetë gjëra që mund të doni t’i fshini nga faqja juaj e Facebook-ut, ja pse!

Me miliarda përdorues, Facebook është një nga influencuesit më të fuqishëm në botë sot.

Por ashtu si me çdo gjë që është e fuqishme, duhet të jeni të kujdesshëm se si merreni me të.

Ndërsa Facebook thotë se mbrojtja e intimitetit të përdoruesve të tij është me prioritet të lartë, ka copëza të caktuara informacioni që mund të dëshironi të mos i keni aty, si adresa juaj e shtëpisë, ose ku keni shkuar në shkollë.

Të hënën, një haker anonim tha se do të ishte në gjendje të përdorte informacionin e njerëzve në një pyetësor “Më pyesni 10 gjëra”, që njerëzit vendosin në Facebook dhe më pas të “joshte” një sasi të madhe miqsh. Kjo për shkak se ato shpesh përfshijnë shumë detaje që njerëzit i përdorin për fjalëkalimet e tyre – gjëra të tilla si emri i vajzërisë, kafsha e parë ose albumi i preferuar, të cilat duken të parrezikshme. Por janë të tilla.

Më poshtë, 12 gjëra që mund të dëshironi t’i fshini nga faqja juaj e Facebook-ut:

1. Ditëlindja

Ditëlindja juaj është pjesë e një “gjëze” të rëndësishme, që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, me të cilat njerëzit mund t’i qasen më lehtë llogarisë suaj bankare dhe të dhënave personale.

2. Numri i telefonit

Skenari më i mirë këtu është afrimi i një admiruesi të sjellshëm. Skenari më i keq? Një ngacmues i cili ju telefonon pa pushim.

3. Shumica e “miqve”

Profesori i psikologjisë së Oxfordit Robin Dunbar ka hedhur teorinë se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pas shqyrtimit të 3,375 përdoruesve të Facebook-ut, Dunbar zbuloi se nga miqtë e tyre në Facebook, mesatarisht 4.1 konsideroheshin të besueshëm dhe 13.6 tregonin simpati gjatë një “krize emocionale”. Heqja e miqve të kotë mund të ndihmojë për një ndërveprpim më të shëndetshëm me mediat sociale.

4. Fotot e fëmijës tuaj / anëtarit më të ri të familjes

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oksford, paraqiste një pyetje të mirë për këtë temë dhe ajo ka të bëjë me pëlqimin: Çfarë lloj informacioni do të duan fëmijët të shohin për veten e tyre në internet, në një datë të mëvonshme? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta konsideronin këtë gjë, por ardhja e internetit dhe mediave sociale i dha kësaj pyetje më shumë rëndësi.

5. Meqë jemi këtu, ku shkon në shkollë fëmija / anëtari i ri i familjes

Sipas policisë londineze, numri i sulmeve seksuale të regjistruara është rritur gjatë vitit të kaluar. Raporti thotë: Policia regjistroi 36,429 vepra seksuale ndaj fëmijëve në Britani të Madhe në 2013/2014 … në Angli, Uells, Skoci dhe në Irlandën Veriore, policia regjistroi numrin më të madh të veprave seksuale ndaj fëmijëve në dekadën e fundit. Gjëja e fundit që do të dëshironit, është që t’i jepni një mundësi një maniaku, që të gjejë se në cilën shkollë shkon fëmija juaj.

6. “Location services” në celularët tuaj

“Location services”  ose Shërbimet e vendndodhjes janë të disponueshme vetëm në Android ose në iPhone. Në vitin 2015, TechCrunch raportonte se mbi 500 milionë përdorues hynin në Facebook vetëm nga celularët e tyre, gjë që do të thotë se po ky numër, mund të transmetojë vendndodhjen e tyre në internet, dhe kushdo që mund të dojë t’ju dëmtojë, tani e di se ku ndodheni.

7. Mjaft i bëtë Tag vendndodhjes tuaj

Njerëzit harrojnë se kur i bëjnë tag vendndodhjes, janë duke u ofruar të gjithëve informacion në lidhje me adresën e shtëpisë.

8. Kur dhe ku po shkoni për pushime

Asnjëherë mos shkruani në Facebook në lidhje me pushimet tuaja, kur po i bëni dhe ku. Eshtë një informacion i vyer për ata të cilët ia kan vënë syrin shtëpisë apo makinës tuaj.

9. Statusi i marrëdhënies tuaj

Nëse doni të kërkoni lulëzimin e një marrëdhënieje të re, mos e bëni në Facebook. Mund të mos funksionojë, dhe ndryshimi i statusit nga “në një marrëdhënie”, në “single” vetëm do t’ju bëjë të ndiheni edhe më keq se sa ndiheni.

10. Detajet e kartës së kreditit

Kurrë!!! Kjo nuk është asnjëherë ide e mirë. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button