Skënderbeu në Tiranë, një pllaket ka shkaktuar bujë për zënien e pamjes

Ceremonia e festës së Bajramit të Vogël është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit për herë të parë në sheshin e ri. Prej vitesh kryerja e riteve fetare të komunitetit mysliman ka qenë problem për besimtarët, pasi mungonin hapësirat e mjaftueshme.

Këtë herë besimtarët kanë pasur mundësi të jenë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Por, siç transmeton Koha Jonë, ajo që ra në sy ka qenë mbulimi me pankarta i monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një pankartë e madhe, e vendosur në një skelë disa metra të lartë,uronte besimtarët për Kurban Bajramin mbulonte gjithë fasadën e monumentit të heroit tonë kombëtar.

Ky mbulim i heroit kombëtar ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Duke respektuar të drejtën e gjithë besimeve fetare për të organizuar ceremoninë, qytetarët shprehen të indinjuar për mbulimin e një simboli kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button