Zbulues turq kërkojnë azil në Gjermani

Nëpunës policorë turk me pozicione të larta dhe të punësuar në shërbimet e zbulimit kanë kërkuar azil në Gjermani, shkruan gazeta “Velt” në botimin e saj elektronik.

Një nëpunës turk, i obliguar për koordinim mes Shërbimit policor federal dhe strukturat policore në Turqi, ka dërguar kërkesë për azil në provincën Hesen, shkruan “Velt” dhe shton se për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale nuk do të japë informata më të hollësishme për ato kërkesa.

Agjencia turke e zbulimit (MIT) me dekret të presidentit Rexhep Taip Erdogan nga java e kaluar kaloi nën ingerenca të presidencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button