Kjo është dita më e gabuar për të darkuar në restorant

Në një intervistë të re me Delish, chef-i britanik, Gordon Ramsay, kthehet me disa të vërteta goditëse. Këtë herë, ai tregon disa sekrete të restoranteve, shkruan Class.

Në fillim, ai zbulon natën kryesore që duhet shmangur për të ngrënë jashtë: Shën Valentinin. Ndoshta e befasishme, duke pasur parasysh që një darkë elegante është ideale për një mbrëmje romantike.

“Shën Valentini është dita më e papërshtatshme e vitit për të darkuar jashtë. Kuzhinat e ngarkuara nga porositë e shumë darkuesëve nuk përcjellin njdesinë e vërtetë të restorantit”, thotë ai.

Mos u shqetësoni, ai ofron një alternativë tunduese.

“Ju duhet të gatuani atë ditë. Çfarë është më romantike sesa një vakt i gatuar për partnerin shoqëruar me një shishe vere të mirë?”

Më pas: Këshilla e tij çfarë nuk duhet porositur kurrë në restorant.

“Pyet cila ishte supa e ditës dje para se të pyesësh për specialitetin e ditës. Mund të jetë supa e muajit”, zbulon ai.

Duhet shmangur supa. E kuptuam, por si të veprosh kur porosit diçka që nuk të pëlqen? Ramsay këshillon të mësosh pak nga sjellja e tij.

“Ti ke dalë për një mbrëmje të veçantë, kështu që nëse ishte një përvojë e pakëndshme, bëja të ditur stafit…mos ki turp”.

Po, edhe një djalë i fortë si Ramsay është për të mbrojtur veten para një përvoje të pakëndshme restoranti. Madje restorantet duhet të presin edhe kritika në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button