Flokët nuk i ke larë asnjëherë me Coca-Cola? VIP-at po, dhe ja çfarë u ka ndodhur

Ne të gjithë e dimë që të famshmit mund të jenë pak të çmendur ndonjëherë sa i përket rutinës së bukurisë. Por disa truke nga regjimi i tyre i zakonshëm mund të jetë fare të thjeshtë dhe pa kosto. Nuk e beson? Atëherë fillo të kontrollosh një truk fare të zakonshme të një modeleje të njohur. Me siguri nuk e ke provuar asnjëherë, shkruan Class.

Suki Waterhouse është një prej topmodeleve më të njohura në botë që ka flokë shumë të bukur. Çfarë përdor ajo për të pasur flokë të tillë, pa zbokth, skalp të pastër e maja të padëmtuara? Coca-Cola. Seriozisht, ajo i lan flokët me Coca-cola për t’u dhënë atyre volum.

Suki Waterhouse ka onde natyrale që me siguri shumica prej nesh i ëndërrojnë. Ndërsa është pyetur se si arrin të ketë flokë kaq të bukur, ajo tregoi për Us Weekly se i trajton flokët me Coca-Cola. “Nuk më pëlqejnë flokët pas larjes — janë shumë të hollë e delikatë — por Coca-Cola i bën më të fortë dhe më të shkëlqyeshëm”, – tregon ajo.

Një lëng me gaz në flokë? Vërtet?

Me sa duket, Coca-Cola përmban acid forforik, dhe pH shumë të ulët. Kështu, pasi e aplikon në flokë, kutikulat forcohen, gjë që bën edhe majat të jetë më të shëndetshme dhe më buta, por edhe nëse i ke flokët kaçurrela, ato të jenë më të formësuara. Gjithashtu, edhe sheqeri që përmban pija me gaz u shton volumin flokëve dhe i bën të duken më të plotë dhe më të bukur.

Përdorimin e Coca-Cola herë pas here në flokë e konfirmojnë edhe editorët e modës në Seventeen.com. Të gjitha modelet që ne shohim me krehje të ndryshme nuk ndjekin rregullisht një larje me shampo dhe balsam. Flokët mund të jetë më të butë dhe më të bukur edhe vetëm duke i larë me Coca Cola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button