Zaev: Plani reformues “3-6-9” është proces inkluziv që po zhvillohet me ritëm të përforcuar

Kryeministri dhe lideri i LSDM-s, Zoran Zaev sot realizoi takim me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Në takimin, siç kumtojnë nga LSDM-ja, u bisedua për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në prag të zgjedhjeve lokale, zbatimin e procesit të projektuar reformues, si dhe për politikën e jashtme dhe proceset euroatlantike.

Zaev i informoi eurodeputetët se zbatimi i Planit reformues 3-6-9 është proces inkluziv që po zhvillohet me ritëm të përforcuar dhe se në realizimin e tij tërësisht janë përfshirë të gjitha ministritë.

Në pikëpamje të politikës ndërkombëtare, Zaev potencoi se periudha e kaluar është posaçërisht pozitive në pikëpamje të politikës ndërkombëtare dhe avancimit të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët.

“Përmes Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe me bashkëpunim me të gjithë fqinjët e tjerë, dëshmuam se mundemi vetë t’i zgjedhim çështjet e hapura në dobi të ndërsjellë, pa pritur ndihmë nga ndërmjetësues në procesin e kontraktimit”, potencoi Zaev.

Në prag të zgjedhjeve lokale, Zaev theksoi se pret fitore të LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhje lokale korrekte dhe kredibile, rezultati i të cilave në masë të madhe do të përcaktojë drejtimin, në të cilin në të ardhmen do të lëvizë republika e Maqedonisë.

“Besoj se pas zgjedhjeve parlamentare, edhe zgjedhjet lokale do ta dëshmojnë nevojën për karakter multietnik të partive. Zgjedhjet lokale në të cilat presim fitore, do t’i dëshmojnë përfitimet nga koncepti i një shoqërie ku fuqimisht besojmë”, thekson Zaev.

Në takimin, bashkarisht u konkludua se ende ka hapësirë për përparim më të madh në bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, e tërë kjo me qëllim të vazhdimit të procesit eurointegrues, që do të rrumbullakësohej me anëtarësim të plotëfuqishëm të Maqedonisë në BE, që është interes kryesor shtetëror dhe kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button