Gruevski: Interesat strategjike të shtetit mbeten anëtarësimi në BE dhe në aleancën e NATO-s

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me sekretarin e përgjithshëm Kristian Mickovski dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, Aleksandar Nikolloski dhe Vllatko Gjorçev realizuan takim me deputetët në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan.

Në takim, siç kumtojnë nga partia, bashkëbiseduesit janë përqendruar në temat aktuale politike dhe prioritetet strategjike të shtetit.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së u theksua shqetësim nga “rastet e shkeljes së hapur të ligjeve nga qeveria aktuale në pikëpamje të emërimeve dhe punën e institucioneve konkrete të qeverisë”.

U theksua edhe shqetësim për situatën aktuale ekonomike dhe trendet negative lidhur me gjendjen makroekonomike, e cila, siç theksojnë në kumtesë, mund të sjellin deri në recesion dhe dobësim të standardeve ekonomike të qytetarëve.

Gruevski ka theksuar se interesat strategjike të shtetit mbeten anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe aleancën e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button