Ahmeti: Mbetemi të angazhuar për zbatimin e reformave dhe çështjeve të hapura

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot pas takimit me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël deklaroi se BDI-ja tërësisht mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave dhe në zgjidhjen e problemeve, si dhe në çështjen me emrin dhe çështjet tjera që mbetet të zgjidhen me vendet fqinje.

“Guximshëm do të kërkojmë dhe do të punojmë në drejtim të reformave të përmendura jo vetëm në gjyqësi, por edhe në sfera tjera dhe do të jemi pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si vlera të cilat jo vetëm që i kërkon BE-ja, por si vlera të cilat na fisnikërojnë dhe përforcojnë neve si shtet. Ky mbetet përcaktimi i ynë dhe siç ju them unë juve, këtë ua thash edhe eurodeputetëve që këtë ta transmetojnë në strukturat e Evropës”, tha Ahmeti.

Ahmeti, siç tha, iu falënderua eurodeputetëve Vajgël dhe Kukan për ndihmën e deritanishme dhe aranzhmanet e ardhshme për zhvillim të proceseve në RM, si dhe ndihmën që do ta japin në drejtim të integrimit të vendit tonë në BE dhe përforcimin e porocesit reformues, posaçërisht në sundimin e së drejtës si nevojë urgjente.

“Unë besoj në fjalët e miqve tanë dhe zotëri Kukan dhe zotëri Vajgël, pasi vazhdimisht janë angazhuar që vendi i jonë ta merr vendin e merituar mes vendeve të BE-së”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI-së ua uroi festën e sotme Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve të fesë myslimanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button