Tuntev: BESA duhet të ketë anëtarë në KSHZ, por kjo të jetë në pajtim me ligjin

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe i koalicionit të bashkuar konsideron se partia BESA duhet që të ketë anëtar të KSHZ-së, por se për këtë duhet të respektohen rregullat ligjore.

“Ne nuk e përjashtojmë si qëndrim as si parti, e as si grup parlamentar, por normalisht duke respektuar edhe dispozitat e tjera ligjore sepse komisioni amë në Kuvend duhet që të vendosë ku qëndron problemi për këtë çështje respektivisht midis cila ligjeve ekziston kolizion në zbatimin e tyre dhe të japë sqarim autentik në kërkesën e BESË-s”, deklaroi sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunev.

Partia BESA konsideron se duhet të ketë anëtarë në KSHZ, duke pasur parasysh rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, tha se  kompetenti i vetëm për këtë çështje është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në intervistë për MIA-n, ai theksoi se anëtarët e KSHZ-së janë zgjedhur nga Kuvendi i RM-së në procedura dhe me mandat të caktuar në pajtim me Kodin Ligjor.

“Organi i vetëm kompetent për përgjigjen e kësaj çështje është Kuvendi i RM-së”, deklaroi Çiçakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button