fbpx

SHBA miraton metodën e re për shërimin e leukemisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën se kanë miratuar një terapi gjenetike me qeliza, e cila si e tillë në SHBA do të zbatohet për herë të parë.

Veprimi historik i Administratës për Ushqim dhe Barëra (FDA) lejon një trajtim të ri që përdor gjakun e pacientit që vuan nga leukemia për të sajuar një metodë e cila sulmon kancerin, njofton TRT.

Në të shumtën e rasteve, shkencëtarët e quajnë këtë terapi si “ilaç i gjallë” sepse përfshin përdorimin e qelizave imune të modifikuara gjenetikisht, të marra nga pacienti.

Ilaçi “Kymriah” është prodhuar nga kompania “Novartis Pharmaceuticals” dhe Universiteti i Pensilvanisë dhe i njëjti do të mund të përdoret te fëmijët dhe tek të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare të cilët vuajnë nga leukemia akute limfoblastike (ALL), që është kanceri më i përhapur tek fëmijët në SHBA.

“Po tejkalojmë një kufi të ri në inovacionin mjekësor me aftësinë për të riprogramuar qelizat e një pacienti për të sulmuar një kancer vdekjeprurës”, tha komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb, i cili në këtë post u emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai tha më tej se teknologjitë e reja siç janë terapitë me gjene dhe qeliza kanë potencialin për të transformuar mjekësinë dhe të trajtojnë shumë sëmundje të rënda vdekjeprurëse.

Novartis tha se ky trajtim i sëmundjes së leukemisë ka shkallën e suksesit prej 83 për qind.

Instituti Kombëtar i Kancerit vlerëson se 3.100 pacientë diagnostikohen çdo vit me leukemi e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme.

Më pak se 10 për qind e pacientëve me formën më të zakonshme të leukemisë mbijetojnë më shumë se pesë vjet nën regjimet aktuale të trajtimit, tha Novartis.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close