Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të hënën në banka shkollore

Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend të fillimit tradicional më 1 shtator do të fillojë më 4 shtator.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon MASH arrin 20.437.

Në Shkup prej gjithsej 10 komunave deri tani janë paraqitur 6.159 nxënës në klasën e parë.

Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarave arrin 10.635.

Interes më të madh ka pasur për arsim profesional ku janë regjistruar 9.983 nxënës, ndërsa për arsim gjimnazi kanë vendosur 6.703.

Në gjimnazet e Shkupit janë regjistruar 2.768, ndërsa në shkollat profesionale 3.407 nxënës.

Në arsimin e gjimnazeve në komunat e tjera janë regjistruar 3.935 nxënës, ndërsa në shkollat profesioniste në komunat e tjera 6.576 nxënës.

Në shkollat artistike janë regjistruar gjithsej 224 nxënës prej të cilëve në Shkup 148, ndërsa në gjimnazin e sportit 221 nxënës, prej të cilëve në Shkup 173.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se numri përfundimtar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të dihet nga mesi i shtatorit pas kompletimit të të dhënave në koordinim me komunat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button