“The Sun” i dedikon artikull fëmijëve të pasanikëve shqiptarë, ‘mes luksit, armëve dhe parave’ (FOTO)

Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull disa prej fëmijëve të pasur të Shqipërisë, marrë shkas nga faqja e Instagramit “The Rich Kids of Albania” ku postohen fotot e këtyre të fundit.

Britanikja shkruan se këta adoleshentë dhe të rinj nga Ballkani janë fëmijët më të pasur të vendit, të cilët mburren për mënyrën e tyre të jetesës duke reklamuar në rrjetet sociale makinat luksoze, avionë e jahte private, tufa parash, por edhe armë.

“Ashtu si fëmijët e tjerë të pasur, edhe shqiptarët gjithashtu kanë makina luksoze dhe modelet me të fundit të tyre. Por tronditëse është se si disa i shpenzojnë paratë për armë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.

“The Sun” i dedikon artikull fëmijëve të pasanikëve shqiptarë, ‘mes luksit, armëve dhe parave’ (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button