Përmbytje katastrofike edhe në Azi e Afrikë

Nga shkatërrimet dhe përmbytjet katastrofike nuk po vuan vetëm Teksasi. Katastrofa natyrore të përmasave të mëdha e që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike ka pasur anembanë globit nga Azia në Afrikë, njofton ABC news.

Kushtet ekstreme të motit kanë vrarë mbi 1200 njerëz në Indi, Pakistan, Bangladesh e Nepal dhe u kanë shkaktuar dëme materiale mbi 40 milionë njerëzve. Vetëm në Nepal, kanë humbur jetën 150 njerëz nga përmytjet më të rënda në dekadat e fundit, që kanë shkatërruar 90 mijë vendpanime. 130 të tjerë janë vrarë në Bangladesh. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në të mbjella. 20 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet katastrofike në Indi, një vend me një dendësi të për të lartë popullsie. Së fundi, moti i keq ka prekur edhe qytetin më të madh të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e dhjetarë banorëve.
Përmbytjet me fillimin e stinës së shirave nuk janë të pazakonta në këto vende. Por agjencitë humanitare thonë se këtë vit, situata ka tejkaluar kufijtë e të zakonshmes. Dhjetëra miliona njerëz e kanë të vështirë ndër të tjera të sigurojnë ujë të pijshëm, ushqim por edhe shërbim mjeksor.
Mes katastrofave të shumta natyrore me të cilat po përballet aktualisht globi, udhëheqësit e dy kishave më të mëdha të krishtera, asaj katolike dhe ortodokse, Papa Françesku dhe Patriarku Bartolome bëjnë thirrje për marrjen e masave urgjente për të shpëtuar planetin. Përmes një mesazhi të përbashkët, udhëheqësit fetarë kërkojnë që të dëgjohet thirrja e planetit dhe e nevojtarëve. Mesazhi në këtë rast i drejtohet presidentit amerikan Donald Tramp, i cili tre muaj më parë vendosi të tërhiqej nga marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për reduktimin e çlirimit të gazrave karbonikë në atmosferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button