Nikollovski: I hapëm dyert për bujqit, treguam si duhet të funksionojë një institucion shtetëror

Bujqit në Maqedoni fituan Qeveri e cila intensivisht punon në zgjidhjen e shpejtë të problemeve dhe nuk i ndan sipas përkatësisë partiake, Qeveri e cila ua hapi dyert dhe tregoi se si duhet të funksionojë një institucion shtetërori, tha ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski në një bisedë për MIA-n me rastin e 100 ditëve të para nga marrja e detyrës.

Nikollovski u përqendrua në realizimet në tre muajt e fundit me theks se e ka trashëguar sektorin në periudhë jashtëzakonisht komplekse, kur aktivitetet bujqësore janë në zhvillim të tërësishëm, por edhe me shumë, siç tha probleme të pazgjidhura nga vitet paraprake.

“Kur erdhëm në Ministri u ballafaquam me bllokim të tërësishëm, edhe njerëzore edhe institucionale, me një sërë obstruksione qëllimi i të cilave ishte i qartë – të bllokohet puna e Qeverisë së re edhe me çmim që kjo të jetë në dëm të bujqve. Nga ana tjetër, zbuluam si janë shpenzuar paratë e popullit nga përbërja paraprake e MBPEU, për shopingje nëpër butiqe, për kafene, ahengje nëpër diskoteka të huaja. Menjëherë u orientuam drejt sanimit të këtyre gjendjeve”, theksoi Nikollovski.

Sipas tij, udhëheqësia e re e Ministrisë ka trashëguar edhe import të rritur të prodhimeve bujqësore-ushqimore, por edhe bujq të shantazhuar.

Lidhur me subvencionet, informon se deri tani, për tre muaj, janë paguar mbi 60 milionë euro, ndërsa Agjencia e pagesave për momentin i përpunon vendimet për shumën e ngelur nga mbështetja shtetërore për vitin 2016.
Bashkimi i tokës bujqësore, rehabilitimi dhe ndërtimi i i hidrosistemeve, efikasitet në shfrytëzimin e mjeteve IPARD, siguri në ushqim, përmirësim i konkurrencës të prodhimeve bujqësore strategjike me orientim eksportues, stimulimin e firmave për promovimin e tregjeve të huaja, rritjen e fondit pyjor dhe ruajtjen e tij më cilësore dhe mbrojtje nga prerja e egër, janë vetëm disa, thotë Nikollovski, nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë.

Ai nesër, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritar, udhëtojnë për në Izrael, ku siç paralajmëron do të ketë takim me homologun e tij izraelit, por do ta vizitojë edhe qendrën shkencore hulumtuese për bujqësi “Vullkani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button