Mëngjesi ideal i Nicole Kidman, sekreti i rinisë së përjetshme

Nicole Kidman është një grua e zënë dhe me kohë të ngjeshur. Mes 4 fëmijëve dhe bashkëshortit rockstar, aktorja duhet të përpiqet shumë për t’ia dalë. Me një jetë kaq të ngarkuar dhe me një trup fit, të gjithë pyesim si ia del dhe çfarë ha çdo ditë aktorja australiane?

Kujtdo i pëlqen të hajë një ëmbëlsirë në mëngjes (ose edhe më shpesh, që të jemi realistë). Nicole është e njohur për dashurinë për ëmbëlsirat, karamelet e çokollatat. Por natyrisht, nuk janë ato që e mbajnë të shëndetshme dhe në fizik perfekt. Le të fokusohemi te ushqimi i parë që aktorja merr çdo mëngjes dhe që e mban në formë të shkëlqyer.

Aktores i pëlqen të konsumojë ushqime pa proteina, më saktë i pëlqejnë frutat e detit. Pak kohë më parë, për Food & Wine, Nicole tregoi se një pjatë me fruta të freskëta deti, midhje, gaforre, karkaleca, oktapodë etj. çdo ditë është një ushqim i mirë për të gjithë. Por kjo pjatë është për një orë të vonë gjatë ditës. Ndërsa për mëngjes, ajo ha diçka specifike.

Nicole e ka gjetur sekretin. Çdo mëngjes ajo merr vitamina Swisse. Aktorja tha për LA Times se vitaminat ndihmojnë për të plotësuar të gjitha mangësitë ushqimore që ajo ka në dietën e saj për shkak se është e zënë dhe në lëvizje.

Kështu, Nicole sigurohet që të marrë të gjitha vitaminat që i nevojiten edhe kur është në udhëtim. Ju duket se një vitaminë e thjeshtë Swisse dhe ushqime pa proteina mund ta mbajnë aktoren e famshme në fizik të shkëlqyer?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button