SHBA-ja kërkoi nga Rusia deri të shtunën ta mbyllë konsullatën e vet në San Francisko

Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi sot se është kërkuar nga Rusia që ta mbyllë konsullatën e vet në San Francisko, si dhe dy sektorët konsullarë në Uashington dhe Nju-Jork.

Vendimi i këtillë i autoriteteve amerikane paraqet përgjigje ndaj masës ruse të ndërmarrë muajin e kaluar, kur nga amerikanët u kërkua që në mënyrë drastike ta pakësojnë personelin e vet në misionet diplomatike-konsullare në Rusi për mbi 700 persona.

Në kumtesën e Departamentit të Shtetit thuhet se vendimi për mbylljen e konsullatës në San Francisko është në “frymën e paritetit”.

Me vendimin e autoriteteve amerikane, mbyllja e tre misioneve dhe zyreve konsullare të Rusisë në SHBA, duhet të përfundojë deri të shtunën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button