Partizani firmos me Alban Sulejmanin

Alban Sulejmani është anëtari I ri i skuadrës së Partizanit nga Tirana. Reprezentuesi i Maqedonisë U21 kabraktisur skuadrën e Legias për të firmosur kontratë 4 vjeçar me Partizanin, njofton Alsat-M. Futbollisti 19 vjeçar është një mesfushor i avancuar që pritet të shtojë opsionet për trajnerin Mark Iuliano dhe forcuar konkurencën tanimë shumë të egër në skuadër ku me afrimet e kësaj vere të gjithëve ju duhet të djersijnë për të fituar vendin e titullarit.

Zyrtarizimi i 19 vjecarit që do të prezantohet në ditët e para të javës së ardhshme vjen në të njëjtën ditë me kthimin e skuadrës në Shqipëri me Partizanin që ka mbyllur fazën përgatitore në Kasha të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button