Xhaferi-Kozias: Masat e ndërtimit të besimit implementohen me sukses

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Koxias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi shprehu kënaqësi nga takimi, ku morën pjesë edhe deputetët Irena Stefoska dhe Afrim Gashi, dhe pritshmëri për intensifikimin e takimeve në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nivelin parlamentar midis dy shteteve.

Republika e Greqisë është fqinji jonë jugor me të cilin kaluam shumë sfida në dekadat e kaluara i cili në momente jashtëzakonisht kritike, në mënyrë aktive e mbështeti integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë me ratifikimin e Marrëveshjes për stabilizim asocim, për ndarjen e statusit të kandidatit për anëtarësi në BE dhe regjimin pa viza për qytetarët tanë në vendet e Bashkimit si dhe angazhimet tona për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE dhe NATO.

Ministri Koxias theksoi se ndihet i nderuar që është mysafir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Republika e Greqisë si fqinji i parë e dëshiron stabilitetin e Maqedonisë dhe e mbështet integrimin euroatlantik të saj.

Si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s është në dispozicion me përvojat dhe ekspertët e vet ta ndihmojë vendin në agjendën e reformave. Tani është momenti të arrihet kompromis për çështjet e hapura të cilat na mbajnë në burgun e historisë, meqë në këtë mënyrë mund të hapen të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët, përfshirë këtu edhe intensifikimin e takimeve të nivelit parlamentar me homologët nga Parlamenti i Greqisë.

Të pranishmit ranë dakord se masat e ndërtimit të besimit implementohen me sukses edhe atë në më shumë fusha dhe u theksua se mund të përkushtohet vëmendje më e madhe mbi zhvillimin e projekteve kulturore, si urë për ndërlidhjen e dy shteteve dhe qytetarëve, të cilët në kontinuitet kanë marrëdhënie të afërta dhe miqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button