Xhaferi në takim me eurodeputetët: atmosferë pozitive në BE për eurointegrimin e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, ndërsa në takim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe nga Komisioni Europian.

Kryetari i Kuvendit ka shprehur kënaqësi nga takimi duke i informuar eurodeputetët për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për aktivitetet e parlamentit sipas Planit të Qeverisë 3-6-9, Rekomandimet e Pribes, raportin e komisionit anketues të ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012, si dhe reformat që janë ndërmarë në planin e integrimit europian të vendit.

Gjithashtu ka shprehur aktivitetin e rritur të parlamentit në planin ndërkombëtarë, me fokus të diplomacisë parlamentare dhe shfaqjen e parlamentit për të qenë në plan të parë në organizimet dhe eventet ndërkombëtare në Europë dhe më gjerë.

Xhaferi ka shprehur edhe rëndësinë e ndërtimit dhe kujdesit të raporteve me vendet fqinje ku ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim, miqësi dhe fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe takimin që do ketë me ministrin e jashtëm të Greqisë.

Eurodeputeti Vajgëll ka përshëndetur funksionimin normal të institucioneve të Republikës së Maqedonisë si dhe kapacitetin e ri, vizionin dhe stilin e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si dhe të kryetarit, duke kthyer kështu dinjitetin e institucionit.

Theksuar kështu se atmosfera në Parlamentin Europian është shumë pozitive duke dhënë përkrahje dhe mbështetje në afrimin e demokracisë së re në vlerat europiane dhe krijimin e atmosferës për kompromis mes partive të ndryshme politike për tejkalimin e problemeve më lehtë në sferën e tranzicionit me qëllim përparimin në integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Bashkëbiseduesit janë dakorduar se dialogu politik duhet të ekzistojë dhe të kultivohet e përparohet mes të gjithë pjesëmarësve në procesin politik për funksionim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button