Sekreti i Victorias

A ishin të dashuruar apo nuk ishin? Kjo është pyetja intriguese për Mbretëreshën Victoria dhe shërbëtorin e saj John Broun. E dërrmuar nga vdekja e bashkëshortit të saj Prince Albert në vitin 1861, kur ajo ishte vetëm 42 vjeç me nëntë fëmijë dhe një perandori për të udhëhequr, Victoria gjeti ngushëllim në shoqërinë e shërbëtorit të saj skocez në Kështjellën Balmoral.

Ndërsa vitet kalonin, Johni dhe Victoria krijuan një lidhje të tillë që kur Broën vdiq, Victoria i kunatës së saj: “Ti ke burrin tënd, përkrahjen tënde, por tani unë nuk kam më një krah të fortë.” Johni ishte bashkëpunëtori i saj, dhe nuk ka dyshim se Victoria e donte atë, “zemrën më të mirë, më të mirë që mund të ketë rrahur ndonjëherë”. Një marrëdhënie e tillë intime mes një mbretëreshe dhe një shërbëtori, do të kish shtangur shumëkënd, edhe sot. Por a ka shkuar përtej dashurisë, në diçka më seksuale? Për 130 vjet, thashethemet kanë vazhduar që Johni dhe Victoria ishin martuar në fshehtësi. Ditarët e Victorias përmbanin vetëm disa referenca për Brounin, pasi vajza e saj Beatrice ishte duke i redaktuar ato. Ditari i Brounit ishte djegur. Dorëshkrimi i kujtimeve që mbretëresha shkroi rreth tij u shkatërrua gjithashtu.

Pasi Victoria vdiq, doktori i saj, Sir James Reid bleu një shantazhues që po ngacmonte Mbretin Eduard VII me 300 letra, të cilat Reid i përshkruan si “më komprokurueset”. Kishte korrespondencë mes mbretëreshës dhe menaxherit të pasurisë së Balmoral, i cili kishte një neveri për Brounin. Sir James vetë ndeshi një herë në Johnin dhe Victorian në një situatë sugjestionuese. Dëshmi kontroverse kanë dalë në ditarin e një politikani të quajtur Leuis Harcourt, i cili shkroi në vitin 1885 për një prift në Glasgou, që “rrëfeu. . . në shtratin e tij të vdekjes se ai kishte martuar Mbretëreshën me John Brounin dhe shtoi se ishte penduar me hidhërim”. Është e vështirë të injorosh Harcourt-in e respektuar si një thashethemexhi – ai shërbeu në qeveritë liberale dhe u largua i nderuar në vitin 1916.

Ne kurrë nuk mund ta dimë lidhjen e vërtetë midis mbretëreshës dhe shërbëtorit të saj. Kur ajo vdiq, Victoria mbante një fotografi të John Broun në dorë në arkëmort. Mes kujtimeve të princit Albert dhe fëmijëve të saj që rrethonin trupin ishin një tufë flokë të Brounit dhe shamia e tij. Dhe në gishtin e Victorias, si kërkesë e saj e fundit, ishte unaza e dasmës së nënës së Brounit. Lexuesi të gjykojë vetë. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button