Osmani-Koxias: Me masat e besimit, me vullnet të mirë, proceset mund ti zhbllokojmë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, i cili qëndroi për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë.

LEXO: Shkup, Dimitrov-Koxias: është folur për metodën dhe modalitetet se si do të zgjidhet çështja e emrit (VIDEO)

Në takim, Osmani dhe Koxijas biseduan për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve e të cilat u hapën si mundësi në impulsin e ri politik që i solli Qeveria e re  lidhur me marrëdhëniet nder fqinjësorë. Në takim Osmani prezantoi Planin 3-6-9, implementimi i të cilit siç theksoi Osmani, është ne drejtim të zhbllokimit të proceseve që kanë të bëjnë me integrimin Evropian të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Osmani posaçërisht theksoi bashkëpunimin e suksesshëm bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë i cili është veçanërisht i suksesshëm në pjesën e shfrytëzimit të fondeve IPA në projektet për bashkëpunim ndërkufitar si dhe bashkëpunimin në kuadër të tuining projekteve dhe instrumentit TAEX.

“Në këtë fushë, edhe pse me siguri veç më ekziston progres më i madh në bashkëpunim mes dy vendeve, këto janë segmente të cilat akoma kanë potencialin më të madh për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë, si segment i rëndësishëm, i ndërtimit të besimit mes dy shoqërive,”- nënvizoi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehi kënaqësinë rreth progresit të bashkëpunimit ndërfqinjësor mes dy vendeve dhe theksoi se ndërtimin e besimit nuk e sheh vetëm si obligim për të qenë fqinjë dhe miq të mirë, por edhe si zotim që prej kësaj të del zgjidhje e nevojës sene të domosdoshme për anëtarësim në NATO. “ Nëse e ruajmë këtë energji, nëse e ruajmë këtë miqësi të re, nëse e ruajmë këtë vullnet të cilën dy vendet publikisht këtë periudhë e demonstruan, zgjidhje do të ketë”- shoi Osmani.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimet euro- atlantike të vendit janë alternativa e vetme me të cilën do të përforcohet stabiliteti dhe siguria e rajonit si dhe do të ruhet komunikimi mes dy vendeve me dialog të hapur për partneritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button