Turp i madh në varrimin e aktorit turk që u vra nga ish e dashura #FOTO

Vrasja makabre në katin e 10-të të një hoteli, në Beşiktaş, ku mbeti viktimë aktori i njohur turk, Vatan Şaşmaz, ka tronditur të gjithë botën e artit në Turqi. Sot, Vatan Şaşmaz, i cili u qëllua për vdekje nga ish e dashura Filiz Aker me 4 plumba, u dërgua në banesën e fundit, shkruan Class.

Mes mijëra fansave, miqve dhe të afërmve, ceremonia mortrore u mbajt në xhaminë Üsküdar Güzeltepe. Xhamia që filloi të mbushej para namazit të drekës, ishte e mbipopulluar për shkak të turmës që më shumë se gjithçka tjetër ishte kureshtare për të parë çfarë po ndodhte.

Mes pjesëmarrësve, pati edhe diskutime e debate, sepse të pranishmit e mbledhur donin t’i bënin fotografi dhe video arkivolit. Më shumë sesa për ta përcjellë të ndjerin, turma dukej se ishte mbledhur për të parë një festival apo një film.

“Turp i madh…” e kanë konsideruar mediat turke atë që ka ndodhur sot në lamtumirën e fundit të aktorit 43-vjeçar. Megjithatë, në ceremoninë mortore nuk munguan miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Pamja më e dhimbshme ishte ajo e nënës dhe bashkëshortes së aktorit. Nëna e Vatan Şaşmaz, Safiye Şaşmaz, mezi qëndronte. Në krah kishte edhe bashkëshorten e tij, Yasemin Adalı. Të dyja kanë qenë duke u kapur për dore në pritje për të përcjellë të dashurin e tyre në banesën e fundit.

Mediat zbuluan sot edhe gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti. Yasemin Adalı do të sjellë në jetë në jetë një djalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button