Komisioni konfirmoi se nga çfarë kanë ndërruar jetë tri foshnjat

Ministria e Shëndetësisë informon se Komisioni për mbikëqyrje profesionale ka nxjerrë disa përfundime në lidhje me tre foshnjat që ndërruan jetë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë , njofton Portalb.mk.

Komisioni ka konstatuar së nëna ka pasur shtatzëni të rrezikshme, duke marrë insulinë për diabet, si dhe ka pasur hipertension, që e kanë çuar në lindjen e parakohshme të bebeve. Të gjithë këto faktorë e vështirësojnë mbijetesën e bebeve dhe e risin numrin e mortalitetit.

Në bazë të shqyrtimeve të dokumentacioneve mjekësore nga ana e komisionit është konstatuar se është vepruar në pajtueshmëri me protokolet mjekësore të parashikuara për ndjeke të shtatzënisë me rrezik të lartë, ka pasur trajtim përkatës mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button